La Scala - President Bracelet / Swiss Movement
Enzo Attini ofron transport të shpejtë në mbarë botën.
Nga çdo vend i botës, ju mund të porosisni vetë produktin nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.enzoattini.al, duke kryer pagesën me kartë bankare ose përmes PayPal.
• Produkti ju dërgohet brenda një afati prej 7–9 ditësh pune.
Për rajonin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë ofrojmë edhe opsionin e pagesës në dorëzim. Nëse zgjidhni të porosisni orën tuaj të preferuar përmes një mesazhi direkt në rrjetet tona sociale apo me telefonatë, porosia juaj do të përpunohet manualisht nga stafi ynë me shumë dashuri.
• Në Tiranë, produkti dorëzohet brenda 1–24 orëve me postën tonë të dedikuar.
• Në rrethet e tjera të Shqipërisë, produkti dorëzohet brenda 2–3 ditësh pune.
• Në Kosovë, dorëzimi realizohet përmes postës sonë brenda 5–7 ditësh pune.
• Në Maqedoni, dorëzimi realizohet brenda 10–14 ditësh pune.
Përse Enzo Attini ?
Dizajn Italian
Mekanizëm Zviceran
Garanci ndërkombëtare
Më shumë se 250,000 klientë të kënaqur në të gjithë botën
PYETJE PËR ORËT
1.Si të vendosim orën me fazë hënore në gjendje pune?
Për të parë videon se si të vendosim orën në punë klikoni këtu dhe si të ndërrojmë dhe regjistrojmë rripat metalikë klikoni këtu.
2. A kanë garanci orët?
-Po sigurisht. Orët Enzo Attini kanë 2 vite garanci ndërkombëtare.
3. Pjesa e rripave dhe e kasës, a është e larë me flori?
Po, si rripi metalik ashtu edhe kasa e orës në tonet gold dhe rose gold janë të lara me flori të vërtetë 18K, me trashësi të hollë 1 mikron për të garantuar shkëlqim dhe qëndrueshmëri të gjatë.
4. A është orë për meshkuj apo për femra ?
Të gjitha orët Enzo Attini me diametër 40 mm janë dizajnuar në mënyrë të kujdesshme si modele unisex – të përshtatshme në mënyrë perfekte për meshkuj dhe femra që vlerësojnë një dizajn të përjetshëm.
5. A ka çertifikatë për orën?
-Çdo orë Enzo Attini përvec çertifikatës së përdorimit vjen dhe me një numër serial të gdhendur në pjesën e pasme të orës, i cili është unik dhe lidhet me të dhënat e blerësit.
6. A janë orët origjinale?
-Për të patur siguri mbi blerjen që ju bëni, ne ju këshillojmë që ju ta porosisni atë vetëm në dyqanin tonë fizik ose në dyqanet zyrtare online ENZO ATTINI:
-Për të vërtetuar që ora është autentike ju mund të dërgoni një e-mail me modelin e orës dhe numrin e saj unik i cili ndodhet në pjesën e pasme të saj tek info@enzoattini.com dhe kompania mëmë do t’ju konfirmojë nëse ora është autentike.
7. A janë orët rezistente ndaj ujit ?
Të gjithë orët tona janë rezistente ndaj ujit dhe janë testuar nën presionin 5 ATM.
Kjo është një orë që ju mund ta trashëgoni dhe ne ju rekomandojmë që ta hiqni orën nga dora përpara se të futeni në dush, kur notoni ose në çdo lloj aktiviteti që përfshin ekspozimin ndaj ujit.
Për më tepër referojuni tabelës së mëposhtme.

8. A mund të kërkoj një numër të caktuar për modelet me edicion të kufizuar?
Fatkeqësisht, numrat për edicionet e kufizuara caktohen në mënyrë të rastësishme dhe nuk mund të zgjidhen.
Shënim: Garancia nuk mbulon bateritë, rripat prej lëkure apo dëmtime që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë, aksidenteve apo mosrespektimit të udhëzimeve të kujdesit të dhëna në manualin e përdorimit.
9. Si ta ndërroj baterinë e orës?
Rekomandojmë që bateria të ndërrohet nga një profesionist i riparimit të orëve. Edhe pse bateritë janë të disponueshme gjerësisht, zëvendësimi i tyre kërkon mjete të veçanta dhe mund të dëmtojë orën nëse bëhet në mënyrë të pasaktë. Enzo Attini ka një pike servisi të autorizuar në Tiranë dhe mund të drejtoheni aty për asistencë në çdo rast.
PYETJE PËR SYZET
1. A kanë garanci?
Po. Çdo palë syze Enzo Attini vjen me garanci ndërkombëtare 2-vjeçare.
2. A ofrojnë syzet mbrojtje UV?
Po, të gjitha modelet e syzeve tona ofrojnë 100% mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në mbrojtjen e syve nga ekspozimi i dëmshëm ndaj diellit.
3. A mund të vendosen lente optike në syzet tuaja?
Megjithëse nuk ofrojmë aktualisht shërbimin e lenteve optike, skeletet e syzeve tona janë të përshtatshme për to. Optometristi apo optikani juaj mund t’i përshtasë lehtësisht me lente të personalizuara sipas recetës suaj.
4. Materiali i syzeve?
Skeleti perbehet nga materiali cellullose acetate me pjese metalike inoksi 316 L, ndersa xhamat jane polycarbonat me dhe pa polarizim (në varesi të modelit)
5. Çfarë do të thotë “të polarizuara”?
Syzet e polarizuara kanë lente që reduktojnë ndriçimin verbues nga sipërfaqe reflektuese si uji, bora apo xhami. Ato ndihmojnë në përmirësimin e qartësisë dhe saktësisë së ngjyrave duke bllokuar dritën e fortë të reflektuar – diçka që lentet e zakonshme nuk e bëjnë.
PYETJE PËR BYZYLYKËT
1. A ka garanci?
Po. Çdo byzylyk Enzo Attini vjen me garanci ndërkombëtare 6-mujore.
2. A janë të larë me flori?
Po, byzylykët tanë në tonet gold dhe rose gold janë të larë me flori të vërtetë 18K, me një shtresë delikate 1 mikron për të siguruar shkëlqim të qëndrueshëm dhe rezistencë të lartë. Materiali i byzylykut eshte inoks, 316 L.
PYETJE PËR STILOLAPSAT
1. A kanë garanci?
Po. Çdo stilolaps Enzo Attini vjen me garanci ndërkombëtare 1-vjeçare (vetëm për difekte fabrikimi).
2. A janë të larë me flori?
Po, janë të larë me flori të vërtetë 18K.
PYETJE PËR PAGESAT / KËSTET
1. Cilat janë mënyrat e pagesës?
Enzo Attini.al ofron këto mënyra pagese:
- Pagesë Kesh, në dorëzim të produktit vetëm në Shqipëri dhe Kosovë
- Blerje me këste direkt në dyqanin tonë online pa lëvizur nga shtëpia ose në atë fizik në Tiranë.
- Pagesë me Kartë Krediti / /Debiti (VISA, MASTERCARD, AMERICAN EXPRESS).
- Pagesë me PAYPAL EXPRESS CHECKOUT.
- Pagesë në dyqanin tonë fizik në Tiranë kesh ose me kartë.
2. Çfarë të dhënash duhen për të bërë porosinë?
-Nese ju dëshironi ta bëni vetë blerjen në dyqanin tonë online www.enzoattini.al,të dhënat që duhet të plotësoni janë: emër, mbiemër, adresa juaj, e-mail (opsional) dhe nr. i telefonit.
Ju mund të zgjidhni të bëni pagese me kartë, PayPal ose dhe pagesë cash në momentin e dorëzimit.
3. A ekziston mundësia për të bërë pagesë me këste?
Po patjetër, për të blerë me këste ju mund të aplikoni direkt nga shtëpia duke klikuar në butonin e kuq BLI ME KËSTE ose duke u paraqitur pranë pikës tonë fizike në adresën e mëposhtme:
ENZO ATTINI SHQIPËRI / RISHITËS I AUTORIZUAR
Adresa : Sheshi Wilson Tiranë
Orari: E Hënë-E Diel 8am-9pm info@enzoattini.al
Mob:+355 677168900
4. A ekziston mundësia e pagesës me këste në Kosovë?
- Për momentin, nuk ekziston mundësia e pagesave me këste në Kosovë, por jemi duke u përpjekur për ta sjellë si shërbim së shpejti edhe atje.
PYETJE PËR TRANSPORTIN
1. A bëni dërgesa në qyetet e tjera përveç Tiranës?
-Sigurisht, ne mbulojmë çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë dhe Kosovës.
2. Sa vonon dërgesa?
-Për dërgesat brënda Tirane porosia vjen brenda 1-2 orësh.
-Për dërgesat brenda Shqipërisë, 1-2 ditë.
-Për dërgesat në Kosovë, 3-5 ditë.
-Për dërgesat nëper botë, 3-5 ditë.