Kushtet e garancisë për orët Enzo Attini
1. Kushtet e Garancisë
Ora juaj Enzo Attini ka një garanci prej 2 vitesh nga data e blerjes, në përputhje me kushtet e përcaktuara më poshtë dhe të përcaktuara nga departamenti teknik.
Garancia mbulon vetëm problemet e mekanizmit të orës, në kushtet e përdorimit normal, pa goditje dhe pa lagështi evidente brenda mekanizmit.
Klienti duhet të ruajë me kujdes kutinë dhe manualet e përdorimit deri në përfundimin e periudhës së garancisë.
Garancia nuk pranohet nëse ora paraqet shenja të dukshme keqpërdorimi ose ndërhyrje joprofesionale.
Defektet e fabrikimit nuk përfshijnë:
- humbjen e pjesëve,
- dëmtimet nga përdorimi i përditshëm (p.sh. futja në ujë),
- dëmet pas rënies apo goditjeve,
- dëmtimin e rripave prej lëkure (lëkura autentike ka ciklin e vet natyral të konsumit).
Rekomandohet që ora të hiqet përpara se të futeni në dush, të notoni ose gjatë aktiviteteve që përfshijnë kontakt me ujë, pasi garancia nuk mbulon dëmet e shkaktuara nga lagështira.
2. Garancia & Servisi
Garancia mbulon vetëm riparimin e orës për defekte të mekanizmit.
Ajo nuk ofron ndërrimin e orës me një të re në asnjë rast.
Klienti duhet ta dërgojë produktin me postë, me kostot e veta, së bashku me fletën e garancisë dhe kutinë origjinale në adresën e dhënë nga stafi i suportit.
Pas diagnostifikimit nga inxhinierë të autorizuar, nëse rezulton se defekti është brenda kushteve të garancisë, riparimi dhe kostot postare mbulohen plotësisht nga Enzo Attini. Nëse defekti nuk mbulohet nga garancia, klientit i komunikohet paraprakisht kostoja e riparimit dhe e transportit.
📍 Vini re: Servisi nuk mban përgjegjësi për dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit me postë.
3. Garancia nuk mbulon:
- Ndryshimet estetike nga përdorimi i përditshëm (gërvishtje, ndryshim ngjyre ose materiali të orës apo rripit).
- Dëmet e shkaktuara nga lagështira, goditjet, shtypjet, përplasjet apo thyerja e xhamit.
- Dëmet nga zjarri ose katastrofat natyrore.
- Dëmet e shkaktuara nga hapja ose ndërhyrja nga persona joprofesionistë.
- Rastet e dëmtimit aksidental ose të neglizhencës së përdoruesit.
4. Kontaktet Zyrtare
📞 Tel: 067 71 68 907
📧 Email: suport@enzoattini.al
🌐 Adresa: Rr. Mine Peza, Tiranë – Servisi i Autorizuar Enzo Attini