
Inspirimi & Dizajni
“Ponte Vecchio” lidh qendrën e qytetit me qarkun e Oltrarnos në bregun jugor të lumit Arno dhe është një nga ikonat më fantastike të Firences duke u klasifikuar si një nga urat më të famshme në botë.
Natën, qepenat e drunjtë të dyqaneve duken si valixhe dhe sënduqe prej druri, duke e kthyer kështu në vendin e preferuar të romantikëve për të shëtitur gjatë mbrëmjeve.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.

Lëkurë Italiane
Lëkura Italiane e përdorur për rripat e orës njihet si më e mira në industrinë e modës luksoze dhe kjo për shkak të cilësisë së lartë të përpunimit. Artizanët italianë e përpunojnë atë vetëm me produkte natyrale me disa nga teknikat më të lashta romake.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
