Shërbimi ndaj klientit
Një markë me klientin në qendër
“Klienti është mbret” - thotë një shprehje e njohur.
Tek Enzo Attini, kjo filozofi shkon përtej aspektit tradicional të tregtisë transaksionale.
Kryefjala tek ne është “Shërbimi”.
Çdo gjë që ne bëjmë, lidhet me dëshirën për t’ju shërbyer ju dhe çdo klienti tjetër në mënyrën më të mirë që njohim.
Ne jemi gjithmonë duke mësuar nga ndërveprimet me klientët tanë dhe kërkesat që ata kanë, duke zhvilluar kështu dhe mënyrat e shërbimit dhe njëkohësisht duke punuar për të ndërtuar një produkt me standartet më të larta botërore në industrinë e orave.
Ne besojmë që shërbimi i vërtetë është “jetëgjatë” dhe i vazhdueshëm dhe si të tillë e shohim dhe marrëdhënien me ju, duke ju mbështetur kështu në cdo hap të marrëdhënies së krijuar së bashku.
Pamvarësisht a porosisni për një të afërm, për veten tuaj, për një eveniment, për dhuratë apo thjesht për kënaqësi, ne do t’ju shërbejmë njësoj para dhe sidomos pas blerjes.
Tek Enzo Attini, jemi me ju në çdo hap dhe për çdo nevojë…