KUSHTET E GARANCISË PËR BIZHUTERITË & STILOLAPSAT ENZO ATTINI

1. Kushtet e Garancisë

Bizhuteritë dhe stilolapsat Enzo Attini kanë një garanci prej 1 viti nga data origjinale e blerjes, në përputhje me kushtet e mëposhtme dhe të përcaktuara nga departamenti teknik.

Garancia mbulon vetëm defektet e fabrikimit.

Garancia nuk pranohet nëse produkti ka shenja konsumimi të tepërt ose keqpërdorimi. Defektet e fabrikimit nuk përfshijnë humbjen e pjesëve, dëmtimet nga përdorimi i përditshëm, kontaktin me ujë, rëniet ose goditjet.

Bizhuteritë duhet të hiqen përpara kontaktit me ujë, larjes apo notit, pasi garancia nuk mbulon dëmet nga lagështira.

Stilolapsat nuk duhet të kenë kontakt me ujin, pasi garancia nuk mbulon dëmet nga lagështira.

2. Garancia & Servisi

 Klienti duhet ta dërgojë produktin me postë, me kostot e vetasë bashku me certifikatën e garancisë dhe kutinë origjinale.

 Pas diagnostifikimit nga inxhinierë të autorizuar, nëse konstatohet se defekti është brenda kushteve të garancisë, riparimi dhe kostot e transportit mbulohen nga Enzo Attini.

Nëse defekti nuk mbulohet nga garancia, klientit i komunikohet paraprakisht kostoja e riparimit dhe e transportit postar.

 📍 Vini re: Servisi nuk mban përgjegjësi për dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit me postë.

3. Mirëmbajtja

  • Bizhuteritë dhe stilolapsat nuk duhet të bien në kontakt me ujin, sapunin, tretësit, parfumet, kozmetikën, detersivët apo agjentët e fortë të pastrimit (benzina, spraj, ngjitës etj.).
  • Mos përdorni objekte të mprehta që mund të gërvishtin sipërfaqen.
  • Kur nuk përdoren, ruajini në një vend të thatë dhe të mbyllur.

4. Garancia nuk mbulon:

  • Ndryshimet estetike të shkaktuara nga koha dhe përdorimi i përditshëm (gërvishtje, zbehje e ngjyrës, konsum materiali).
  • Dëmet nga lagështira, aksidentet ose mungesa e kujdesit.
  • Dëmet nga zjarri ose fatkeqësitë natyrore.

5. Kontaktet Zyrtare

 📞 Tel: 067 71 68 907

📧 Email: suport@enzoattini.al

🌐 Adresa: Rr. Mine Peza, Tiranë – Servisi i Autorizuar Enzo Attini