Kushtet e garancisë për syzet Enzo Attini

 

  1. Kushtet e Garancisë

Syzet Enzo Attini kanë një garanci prej 2 vitesh nga data origjinale e blerjes, kundrejt defekteve të prodhimit të përcaktuara nga departamenti teknik.

Në rast defekti prodhimi, skeleti ose pjesa përkatëse e dëmtuar do të zëvendësohet pa kosto, në përputhje me kushtet e mëposhtme.

Garancia nuk mbulon dëmet e shkaktuara nga aksidentet, përdorimi jo i duhur, modifikimet apo riparimet e paautorizuara.

Nëse produkti paraqet shenja të dukshme keqpërdorimi, kërkesa e garancisë nuk pranohet.

2. Garancia & Servisi

 Klienti duhet ta dërgojë produktin me postë, me kostot e veta, së bashku me certifikatën e garancisë dhe kutinë origjinale, nëse ka pretendime garancie.

 Pas diagnostifikimit nga inxhinierë të autorizuar, nëse konstatohet se defekti është brenda kushteve të garancisë, riparimi dhe transporti mbulohen nga Enzo Attini.

Në rast se defekti nuk mbulohet nga garancia, klientit i komunikohet paraprakisht kostoja e riparimit dhe e shërbimit postar.

Garancia mbulon vetëm riparimin e syzeve për defekte të fabrikimit dhe nuk përfshin ndërrimin e tyre me një palë të reja.

📍 Vini re: Servisi nuk mban përgjegjësi për dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit me postë.

3. Kujdes

  • Syzet nuk janë të përshtatshme për shikimin e drejtpërdrejtë të diellit.
  • Mbrojtja UV është e përfshirë në lente.
  • Nuk rekomandohet përdorimi gjatë natës ose në vende me ndriçim të dobët.

4. Pastrimi dhe Mirëmbajtja

 Pastroni syzet me ujë dhe sapun të butë, duke shmangur tretësit ose alkoolin.

Mos përdorni pëlhura të ndotura apo gërryese që mund të dëmtojnë filtrat optikë.

Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë këmbimi origjinale Enzo Attini.

5. Ruajtja

Ruajini syzet në pëlhurën ose kutinë origjinale, në një vend të thatë, me temperaturë ndërmjet -10°C dhe +35°C.

6. Kontaktet Zyrtare

 📞 Tel: 067 71 68 907

📧 Email: suport@enzoattini.al

🌐 Adresa: Rr. Mine Peza, Tiranë – Servisi i Autorizuar Enzo Attini