Mënyra e përdorimit dhe e mirëmbajtjes
Manual i përdorimit për orën “ANALOGE”
Seria Quartz RONDA 704
Poz. I Pozicion pune normal (është në punë)
Poz. II Korrigjimi i shpejtë i datës
Orari kur NUK mund të ndryshoni datën, është nga ora 21:30 deri në 24:00 (mesnatë)
- Tërhiqni me KUJDES kurorën (butonin e kurdisjes) në pozicionin II (ora akoma punon)
- Rrotullojeni kurorën derisa të shfaqet data aktuale.
- Shtyjeni kurorën përsëri në pozicionin I.
Poz. III Rregjistrimi e orës
- Tërhiqni me KUJDES kurorën ne pozicionin III (ora ndalon).
- Rrotullojeni kurorën, derisa të vendosni orën aktuale. (Mos harroni ciklin 24 orësh)
- Shtyjeni kurorën përsëri në pozicionin I.
Manual i përdorimit për orën “MOONPHASE”
Seria Quartz RONDA 706.1
Poz. I: Pozicion pune normal (është në punë)
Poz. II: Mos ndryshoni datën dhe ditën (butoni A dhe B) në asnjë mënyrë gjatë orarit 11:00 - 17:30 dhe 23:00 - 05:30 sepse gjatë kësaj kohe mekanizmi bën proçese të tjera automatike.
Shtypja e butonit gjatë kësaj kohe mund të dëmtojë mekanizmin.
Për të rregjistruar datën dhe ditën mjafton që ju të vendosni akrepat e orës në orën 7 dhe më pas bëni ndryshimet që dëshironi.
Vendosja e shfaqjes së fazave të hënës, ditëve të javës, ditës dhe orës (për shembull pas ndërrimit të baterisë).
- Tërhiqni me KUJDES kurorën në pozicionin II (ora ndalon)
- Rregullimi i shfaqjes së fazave të hënës:
Lëvizini akrepat përpara duke rrotulluar kurorën, derisa të shfaqet pozicioni i fazës së hënës së plotë.
- Vendosja e ditës së javës dhe datës
- Rrotulloni kurorën derisa të shfaqet ora 7 (pra pas periudhës së bllokimit)
- Duke përdorur korrigjimin e shpejtë, vendosni datën me butonin A, dhe ditën e javës të hënës së plotë të fundit me butonin B.
Pastaj, duke përdorur kurorën, lëvizni akrepat përpara derisa të shfaqet data aktuale.
- Vendosja e orës:
- Rrotulloni kurorën derisa të shfaqet ora aktuale (mos harroni ciklin 24 orësh)
- Shtyjeni kurorën përsëri në pozicionin I.
Korrigjimi i shpejtë i datës:
Shtypni butonin A, derisa te shfaqet data aktuale (mos harroni periudhën e bllokimit).
Korrigjimi i shpejtë i ditës së javës:
Shtypni butonin B, derisa te shfaqet dita aktuale e javës (mos harroni periudhën e bllokimit).
Manual i përdorimit për orën AUTOMATIKE
SELLITA SW200
Kurora me tre pozicione:
- Pozicion pune normal (është në punë)
- Tërhiqe me KUJDES për korigjimin e datës
- Tërhiqe me kujdes për rregullimin e akrepave (duke ndaluar sekondat)
KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA
Ne ju sugjerojmë ta pastroni orën rregullisht duke përdorur një leckë të thatë ose pak të njomur.
- Ne ju rekomandojmë që ta mbani orën me rrip të lirshëm. Një rrip i shtrënguar fort do të konsumohet më shpejt.
- Shmangni ekzpozimin në fushë magnetike intensive si: bokset, kompjuterat, telefonat celulare, frigoriferat, televizorët dhe pajisjet e tjera elektromagnetike sepse ato krijojnë një fushë magnetike që dëmton mekanizmin e orës. Mos e vendosni orën në mes një pajisjeje dedektuese metalesh kur udhëtoni.
- Ora NUK duhet të bjerë në kontakt me ujin, sapunin, tretës të ndryshëm, mërkurin, detergjentet, parfumet, produkteve kozmetike ose agjentët pastrues si benzina, spraji i xhamave, ngjyruesit, adezivët etj.
Këto mund të dëmtojnë shkëlqimin e e orës tuaj.
- Rripat e lëkurës ose ato metalik, nuk duhet të eskpozohen për kohë të gjatë në diell dhe në lagështire (këto kushte ndryshojne formën dhe ngjyrën e disa lloje rripash).
Orat me këto materiale nuk duhet të përdoren në ujë. Nëse rripi ju laget, thajeni me kujdes me nje leckë dhe mos e lini të thahet direkt nën diell ose me tharëse.
- Mos e ekspozoni orën tuaj ndaj temperaturave ekstreme ose ndaj ndyshimeve te papritura të temperaturës, sepse do të shkaktojë mosfunksionim të saj.
- Shmangni tronditjet dhe lëkundjet sepse ato mund ta dëmtojnë orën.
- Mos përdorni mjete të mprehta drejtpërdrejt në rripat e lëkurës, lëkura mund të gërvishtet lehtë.
- Nëse nuk e përdorni orën, ruajeni atë në një vend të thatë.