Kushtet e garancisë për stilolapsat
KUSHTET E GARANCISË
Stilolapsi juaj Enzo Attini ka një garanci një (1) vjeçare nga data origjinale e blerjes nën kushtet e kësaj garancie.
Garancia mbulon vetëm defektet e fabrikimit. Klienti duhet të ruajë me kujdes kutinë deri në periudhën e mbarimit të garancisë.
Enzo Attini nuk do ta pranojë kërkesën e garancisë, nëse stilolapsi ka shenja të konsumimit të tepërt ose keqpërdorimit.
Defektet e fabrikimit nuk përfshijnë humbjen e pjesëve, dëmtimet nga përdorimi i përditshëm (futja ne ujë) ose dëmet që shkaktohen pas rënies në tokë të produktit apo goditjeve.
Garancia nuk mbulon:
Ndryshimet estetike që lidhen ngushtë me mënyrën e perdorimit të përditshëm dhe nga koha ( p.sh sipërfaqe të gërvishtura, ndryshim i ngjyrës dhe/ose materialit të stilolapsit).
Dëmtimet (duke përfshirë këtu dëmtimin nga lagështira) të shkaktuara nga përdorimi jo i duhur, mungesa e kujdesit ose aksidentet (goditjet, shtypjet, përplasjet, etj.).
Dëmtimet e shkaktuara nga zjarri ose katastrofat natyrore (psh tërmetet).
Mirëmbajtja
• Stilolapsi nuk duhet të bjerë në kontakt me ujin, (sidomos me ujin e kripur, sepse do ta dëmtojë), sapunin, tretësit, merkurin, detergjentët, parfumin, kozmetikën ose agjentët e fortë të pastrimit si benzina, spraj pastrimi, ngjyra, ngjitës etj. Kjo mund të dëmtojë larjen e sipërfaqes së stilolapsit uaj.
• Mos përdorni ose vendosni objekte të mprehta në stilolapsin tuaj, sepse ai mund të gërvishtet.
• Nëse nuk e përdorni stilolapsin, ruajeni atë në një vend të thatë.