
SPECIFIKAT
• KASA: Ngjyrë Gold,e larë me flori 18 karat, masa (40mmx10.4mm), material inoks (stainless steel material 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa mat dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Mekanizëm mekanik & automatik, Frekuencë 28'800 A/h (4Hz), (Power Reserve 38 Hour), 26 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Sekonda, Datë
• TESTUAR NË: 5 ATM
• RRIPI: Rripi prej lëkure Italiane (nga të dyja anët), ngjyrë kafe, dizajn si krokodil, me përmasa të rregullueshme (gjerësi 20mm dhe përmasë kyçi nga 14-23 cm).
• TOGZA: Material inoks, ngjyrë Gold, e larë me flori 18 karat (stainless steel material 316L)
• KUTIA: Paketim premium, përfshin libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115x115x95mm

Inspirimi & Dizajni
"Val d'Orcia" është një rajon i Toskanës në Italinë qendrore. Peizazhi i tij përshkruhet në vepra arti nga pikturat e Rilindjes deri te fotografia moderne.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran Automatik
Enzo Attini ndërthur artin italian me mjeshtërinë zvicerane. Mekanizmi automatik me 38 orë rezervë energjie dhe 26 gurë të çmuar garanton elegancë dhe saktësi.

Lëkurë Italiane
Lëkura italiane e përdorur për rripat e orës njihet për cilësinë e lartë dhe përpunimin me produkte natyrale, duke ndjekur teknika tradicionale romake. Dizajni elegant si krokodil dhe përmasat e rregullueshme ofrojnë stil dhe komoditet maksimal.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
