
Inspirimi & Dizajni
Kulla e Anuar e Pizës është një nga strukturat më të famshme në botë. Kjo kullë është aq ikonë saqë është e lehtë të harrohet se çfarë ndërtese e çuditshme është në të vërtetë.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran Automatik
Enzo Attini ndërthur artin italian me mjeshtërinë zvicerane. Mekanizmi automatik me 38 orë rezervë energjie dhe 26 gurë të çmuar garanton elegancë dhe saktësi.

Lëkurë Italiane
Lëkura italiane e përdorur për rripat e orës njihet për cilësinë e lartë dhe përpunimin me produkte natyrale, duke ndjekur teknika tradicionale romake. Dizajni elegant si krokodil dhe përmasat e rregullueshme ofrojnë stil dhe komoditet maksimal.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
