Giardino Siciliano - Silk Scarf
- Transport falas në të gjithë botën
I punuar në 100% mëndafsh satin, fulari “Giardino Siciliano” është frymëzuar nga natyra plot ngjyra e Sicilisë dhe nga kopshtet mesdhetare që karakterizojnë ishullin. Dizajni ndërthur limonë, portokaj, ullinj dhe lule shumëngjyrëshe me detaje dekorative në nuanca blu dhe ari, që të kujtojnë artin tradicional sicilian. Ngjyrat e gjalla dhe motivet mesdhetare krijojnë një kompozim plot dritë dhe energji, duke përcjellë ngrohtësinë dhe karakterin e jugut të Italisë.
Enzo Attini përzgjedh me kujdes materiale premium për të sjellë krijime që ndërthurin cilësinë, elegancën dhe mjeshtërinë e detajit. Fulari “Giardino Siciliano”, që në italisht do të thotë “Kopshti Sicilian”, e shpreh këtë filozofi përmes një aksesori të rafinuar që sjell në mëndafsh ngjyrat, natyrën dhe atmosferën e Sicilisë.
· Materiali: 100% Silk Satin
· Përmasat: 53 × 53 cm
Dërgesat, Kthimet & Garancia
Dërgesat
Transport falas në Shqipëri dhe Kosovë për çdo porosi.
Tarifat doganore: Në varësi të shtetit të destinacionit, mund të aplikohen tarifa doganore, taksa importi ose kosto të tjera shtesë, të cilat nuk përfshihen në çmimin e produktit apo në tarifën e transportit.
Kthimet
Me pagesë në dorëzim, produktin e shihni dhe e provoni para se ta paguani. Vetëm në atë moment mund ta ktheni pakon te korrieri.
Garancia
Ky produkt vjen me garanci ndërkombëtare 1 vjeçare nga data e blerjes.