Giardino Romano - Silk Scarf
- Transport falas në të gjithë botën
I punuar në 100% mëndafsh satin, fulari “Giardino Romano” është frymëzuar nga bukuria e kopshteve historike të Romës dhe nga harmonia mes natyrës, artit dhe arkitekturës klasike italiane. Dizajni ndërthur portokaj, shegë, degë ulliri dhe lule mesdhetare me elemente arkitekturore dhe detaje dekorative që kujtojnë artin e Romës së përjetshme. Nuancat e kuqe, blu dhe ari krijojnë një kompozim të pasur me ngjyra, ku natyra dhe trashëgimia romake bashkohen në një shprehje elegante dhe plot jetë.
Enzo Attini përzgjedh me kujdes materiale premium për të sjellë krijime që ndërthurin cilësinë, elegancën dhe mjeshtërinë e detajit. Fulari “Giardino Romano”, që në italisht do të thotë “Kopshti Romak”, e shpreh këtë filozofi përmes një aksesori të rafinuar që sjell në mëndafsh ngjyrat e Mesdheut dhe elegancën e përjetshme të Romës.
· Materiali: 100% Silk Satin
· Përmasat: 53 × 53 cm
Dërgesat, Kthimet & Garancia
Dërgesat
Transport falas në Shqipëri dhe Kosovë për çdo porosi.
Tarifat doganore: Në varësi të shtetit të destinacionit, mund të aplikohen tarifa doganore, taksa importi ose kosto të tjera shtesë, të cilat nuk përfshihen në çmimin e produktit apo në tarifën e transportit.
Kthimet
Me pagesë në dorëzim, produktin e shihni dhe e provoni para se ta paguani. Vetëm në atë moment mund ta ktheni pakon te korrieri.
Garancia
Ky produkt vjen me garanci ndërkombëtare 1 vjeçare nga data e blerjes.