
Inspirimi & Dizajni
"Colosseo di Roma" është një nga kryeveprat më magjepsëse të arkitekturës së ndërtuar ndonjëherë në historinë e Romës. Historia dhe arkitektura origjinale të lë pa frymë. Është përkufizimi i bukurisë, madhështisë, fuqisë dhe ka qenë gjithmonë në vëmendjen e mediave. Për shkak të kësaj, shumë prodhime të Hollivudit janë bërë këtu.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran Automatik
Enzo Attini ndërthur artin italian me mjeshtërinë zvicerane. Mekanizmi automatik me 38 orë rezervë energjie dhe 26 gurë të çmuar garanton elegancë dhe saktësi.

Rripi Milanez Mesh
I punuar nga çelik inoks 316L me endje të imët, ky rrip ofron një dizajn elegant dhe të qëndrueshëm. Përshtatja e lehtë dhe komoditeti i tij e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
