SPECIFIKAT
• KASA: Ngjyrë Argjendi, masa (40mmx8.9mm), material inoks (stainless steel 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa mat dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Sekonda, Datë
• TESTUAR NË: 5 ATM
• ZINXHIRI: Material inoks (stainless steel 316L), ngjyrë Argjendi, i përshtatshëm për të gjitha masat e dorës.
• KUTIA: Paketim premium, përfshin një libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115x115x95mm
Inspirimi & Dizajni
"Castello di Miramare" u ndërtua nga Archduke Ferdinand Maximilian i Hapsburgut për gruan e tij të bukur, Charlotte të Belgjikës në vitin 1860. Stili pasqyron interesat artistike të arkidukës, i cili ishte njohur me stilet arkitekturore eklektike të Austrisë, Gjermanisë dhe Anglisë.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.
Zinxhir luksoz
Zinxhir luksoz dhe i sofistikuar, materiali inoks (stainless steel 316L ), i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja.
Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj.
Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme.
Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.