
SPECIFIKAT
• KASA: Ngjyrë Argjend & e zezë, masa (40mmx8.9mm), material inoks (stainless steel 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa ngjyre gold dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Sekonda, Datë, Muaj & treguesin Hënor
• TESTUAR NË: 5 ATM
• ZINXHIRI: Material inoks (stainless steel 316L), ngjyre Argjend (mat), i përshtatshëm për të gjitha masat e dorës.
• KUTIA: Paketim premium, përfshin një libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115x115x95mm


Inspirimi & Dizajni
Kjo keshtjellë është porositur nga Frederiku II rreth vitit 1240 dhe është përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Botërore. E konsideruar universalisht një shembull gjenial i arkitekturës mesjetare, kështjella bashkon elemente të ndryshme stili, nga prerja romane e luanëve në hyrje të kornizës gotike të kullave, te arti klasik i dekorimeve të brendshme e deri te struktura mbrojtëse e arkitekturës.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.

Zinxhir luksoz
Zinxhir luksoz dhe i sofistikuar, materiali inoks (stainless steel 316L ), i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja.
Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj.
Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
Orë luksoze me një çmim të drejtë
Enzo Attini prodhon orë të shkëlqyera me çmime konkuruese dhe me një cilësi të lartë.
Zakonisht orët me dizajn italian & mekanizëm zvicerian kanë çmime mbi 1000 Euro, duke shitur kështu më shumë emrin e tyre sesa produktin.
Enzo Attini ofron orë luksoze autentike me çmime të drejta, duke filluar nga 299 Euro, me garanci ndërkombëtare 2-vjeçare dhe transport të shpejtë në të gjithë botën.