Brezza d'Amalfi - Silk Scarf
- Transport falas në të gjithë botën
I punuar në 100% mëndafsh satin, fulari “Brezza d’Amalfi” është një homazh ndaj bukurisë së bregdetit italian. Dizajni i pasur me detaje ndërthur arkitekturën mesdhetare me limonët, degët e ullirit dhe bougainvillea-n, duke hapur pamjen drejt blusë së Mesdheut. Detajet dekorative në nuanca blu dhe ari i japin kompozimit karakterin e elegancës klasike italiane.
Enzo Attini përzgjedh me kujdes materiale premium për të sjellë krijime që ndërthurin cilësinë, elegancën dhe mjeshtërinë e detajit. Fulari “Brezza d’Amalfi”, që në italisht do të thotë “Flladi i Amalfit”, e shpreh këtë filozofi përmes një aksesori të rafinuar, frymëzuar nga drita, ngjyrat dhe atmosfera e Bregut të Amalfit.
· Materiali: 100% Silk Satin
· Përmasat: 53 × 53 cm
Dërgesat, Kthimet & Garancia
Dërgesat
Transport falas në Shqipëri dhe Kosovë për çdo porosi.
Tarifat doganore: Në varësi të shtetit të destinacionit, mund të aplikohen tarifa doganore, taksa importi ose kosto të tjera shtesë, të cilat nuk përfshihen në çmimin e produktit apo në tarifën e transportit.
Kthimet
Me pagesë në dorëzim, produktin e shihni dhe e provoni para se ta paguani. Vetëm në atë moment mund ta ktheni pakon te korrieri.
Garancia
Ky produkt vjen me garanci ndërkombëtare 1 vjeçare nga data e blerjes.