SPECIFIKAT
• KASA: E zeze, masa (40mmx8.9mm), material inoks (stainless steel 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa ngjyre gold dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Sekonda, Datë, Muaj & treguesin Hënor
• TESTUAR NË: 5 ATM
• ZINXHIRI: Material inoks (stainless steel 316L), i Zi (mat), i përshtatshëm për të gjitha masat e dorës.
• KUTIA: Paketim premium, përfshin një libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115x115x95mm
Inspirimi & Dizajni
"Basilica di San Pietro" është një nga tempujt më të shenjtë për të ashtuquajturin krishterim dhe një nga kishat më të mëdha në botë që vizitohet nga mijëra pelegrinë dhe turistë çdo muaj. Vizita në Bazilikën e Shën Pjetrit është një përvojë e paharrueshme kur qëndroni në Romë.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje
Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë
kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.
Zinxhir Presidencial
Zinxhir luksoz dhe i sofistikuar, materiali inoks (stainless steel 316L ), i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja. Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj. Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme.
Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.