Motif Necklace
- Transport falas në të gjithë botën
Varësja Motif nga Enzo Attini është më shumë se një aksesor, është një deklaratë stili. E krijuar për ata që vlerësojnë guximin e kombinuar me finesën, kjo varëse mbart trashëgiminë e dizajnit italian në çdo hallkë.
Dizajn unik me vëmendje ndaj detajit
Ajo që e bën këtë varëse të jashtëzakonshme është zinxhiri i saj i vazhdueshëm, ku çdo hallkë është formësuar me shkronjat e hapura të logos Enzo Attini. Ky punim artizanal krijon një identitet vizual të dallueshëm që luan me dritën dhe hien, duke ofruar një pamje moderne dhe të sofistikuar.
Simboli ikonik Enzo Attini
Mbyllja e rregullueshme nuk është thjesht funksionale; ajo përfundon me emblemën ikonike Enzo Attini. Ky detaj i shton lëvizje aksesorit dhe lejon që varësja të përshtatet sipas stilit tuaj, e mbajtur vetëm për një stil minimalist, ose e kombinuar me varëse të tjera për një pamje "layered".
SPECIFIKAT
• Materiali: Stainless steel 316L, ngjyrë ari (i larë me ar të vërtetë 18 karat).
• Gjatësia: E përshtatshme për madhësi qafe nga 450mm + 50mm
• Paketimi: Vjen në paketim premium, ideal edhe për dhuratë.
• Garancia: Varësja ka garanci ndërkombëtare 1-vjeçare.
Dërgesat, Kthimet & Garancia
Dërgesat
Transport falas në Shqipëri dhe Kosovë për çdo porosi.
Tarifat doganore: Në varësi të shtetit të destinacionit, mund të aplikohen tarifa doganore, taksa importi ose kosto të tjera shtesë, të cilat nuk përfshihen në çmimin e produktit apo në tarifën e transportit.
Kthimet
Me pagesë në dorëzim, produktin e shihni dhe e provoni para se ta paguani. Vetëm në atë moment mund ta ktheni pakon te korrieri.
Garancia
Ky produkt vjen me garanci ndërkombëtare 1 vjeçare nga data e blerjes.