
Inspirimi & Dizajni
"Piazza Duomo" është sheshi më i bukur i Milanos, vetë zemra e qytetit. Katedralja e Milanos është atraksioni turistik më i vizituar në Milano dhe vizitorët mund të hyjnë në brendësi të saj si dhe të shijojnë një pamje spektakolare të qytetit nga maja.
Orët Enzo Attini përfaqësojnë traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore.Thelbi i secilës orë dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mahnitshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.

Lëkurë Italiane
Lëkura Italiane e përdorur për rripat e orës njihet si më e mira në industrinë e modës luksoze dhe kjo për shkak të cilësisë së lartë të përpunimit. Artizanët italianë e përpunojnë atë vetëm me produkte natyrale me disa nga teknikat më të lashta romake.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
