
SPECIFIKAT
• KASA: Pjesa e jashtme material çeramikë e bardhë, masa (40mmx8.9mm), pjesa e brendshme ngjyrë Gold, e larë me flori 18 karat, material inoks (stainless steel 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa mat dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Datë
• TESTUAR NË: 5 ATM
• RRIPI: Rrip prej materiali çeramik të bardhë dhe material inoks (stainless steel material 316L), i larë me flori 18 karat, i,përshtatshëm për të gjitha masat e dorës
• KUTIA: Paketim premium, përfshin libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje.

Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.

Example title

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
Inspirimi & Dizajni
"Colosseo di Roma" është një nga kryeveprat më magjepsëse të arkitekturës së ndërtuar ndonjëherë në historinë e Romës. Historia dhe arkitektura origjinale të lë pa frymë. Është përkufizimi i bukurisë, madhështisë, fuqisë dhe ka qenë gjithmonë në vëmendjen e mediave. Për shkak të kësaj, shumë prodhime të Hollivudit janë bërë këtu.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
