Syzet i vendos për t’u fshehur, por çuditërisht të gjithë më shohin!

Syzet Enzo Attini SS/25 janë krijuar për të reflektuar stilin modern dhe klasiken e përjetshme. Me forma të ndryshme si ovale, katrore, aviator dhe skelete të mëdha, ky koleksion ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për çdo preferencë. Materialet e përdorura, si bio acetate dhe stainless still 316L, sigurojnë qëndrueshmëri dhe lehtësi në përdorim.
Çdo shprehje në koleksionin e ri është një reflektim i vetëbesimit dhe individualitetit që këto modele përcjellin. “Nuk i vendos për të parë, i vendos që të më shohin”, apo “Syzet janë filtri im, bota duket më e qartë tani”, janë më shumë se slogane -janë gjendje shpirtërore. Kur vendos një palë syze Enzo Attini, nuk ndjek thjesht modën, por i jep zë stilit tënd. Ato tregojnë se kush je, përpara se të thuash një fjalë.
Modelet e sezonit:
Santorini beige (dark black lens)
Ky model përfaqëson një kombinim të ngjyrës bezhë me lente të zeza të errëta, duke ofruar një pamje elegante dhe moderne. Skeleti i bërë nga bio acetate dhe lentet organike prej najloni sigurojnë mbrojtje 100% ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Punuar me dorë nga artizanë italianë, këto syze janë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë stil dhe cilësi.
Torre di Pisa (tortoise red + dark brown lens)
Ky model sjell një kombinim të ngjyrës tortoise me lente kafe të errëta, duke ofruar një pamje të ngrohtë dhe të sofistikuar. Dizajni i tyre unik është i përshtatshëm për ata që dëshirojnë të dallohen me stilin e tyre.
Përfitime Ekskluzive
Garanci 2-vjeçare ndërkombëtare: siguri për cilësinë e produktit tuaj.
Transport falas: në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
Pagesa fleksibël: mundësi pagese me këste, kesh në dorëzim, kartë krediti/debiti ose PayPal.
Aksesorë të përfshirë: cohë pastrimi me mikrofibër dhe paketim premium.
Dhuratë speciale: “zinxhir për syzet” me vlerë 50 euro për çdo blerje.
Ku t’i gjeni?
Për të eksploruar të gjithë koleksionin dhe për të bërë blerjen tuaj, vizitoni faqen zyrtare të Enzo Attini: https://enzoattini.al/collections/syze
Për më shumë informacion ose për të parë modelet në detaje, mund të vizitoni dyqanin fizik të Enzo Attini në Sheshin Wilson, Tiranë.
Shkruaj një koment