Po vjen Shën Valentini, dhe e dini se çfarë ndodh?!
Të gjithë blejnë një biletë turistike, bëjnë gati valixhet dhe nisen drejt qytetit të Romës për të vizituar “Fontana di Trevi” vetëm për të hedhur monedhën e tyre. Ndërsa, ato që nuk kanë kohë për një udhëtim kujdesen që ta mbajnë një copëz të këtij shatërvani gjithnjë me vete.
Historia tregon se askush nuk i reziston dot tundimit për të hedhur një monedhë në ujërat e tij, pavarësisht çdo gjëje tjetër. “Fontana di Trevi” është një shatërvan i stilit barok i cili është bërë i famshëm jo vetëm prej legjendës që ka qarkulluar për vite e vite me rradhë, por dhe për shkak të filmave të shumtë që janë bazuar në këtë legjendë. Por, çfarë thotë ekzaktesisht ajo?! Për të gjithë ato që janë të pavendosur për ritualin që duhet të ndjekin apo numrin e monedhave që duhet të hedhin, mjafton të themi se kjo varet vetëm nga qëllimi.
- Legjenda thotë se ti duhet të qëndrosh me shpinë ndaj shatërvanit dhe të hedhësh një monedhë me krahun tënd të djathë mbi shpatullën e majtë, nëse dëshiron që té kthehesh sërish aty një ditë.
- Nëse dëshiron që të gjesh dashurinë e vërtetë ndërsa je në Romë, atëherë duhet të hedhësh dy monedha.
- Dhe, nëse dëshiron të martohesh me një Italian apo Italiane, atëherë duhet të hedhësh tre monedha.
Përveç dy pikave të fundit që pak njerëz i dinë, destinacioni i këtyre monedhave është diçka për të cilën shumë pyesin veten. Por, “Fontana di Trevi” sjell vetëm gjëra të mira! Çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte në orën 8-9 të mëngjesit shatërvani është i mbyllur për publikun sepse punonjësit e bashkisë kujdesen që ta pastrojnë atë, dhe të mbledhin të gjitha monedhat. Mesatarisht rreth 3 mijë euro hidhen çdo ditë në këtë shatërvan. Por, çfarë ndodh më tërë këto para?
Ndërkohë që ju përjetoni historinë tuaj të dashurisë dhe bëheni pjesë e një ëndërre kaq të madhe siç është legjenda e “Fontana di Trevi”, monedha që ju hidhni aty shërben për të përmbushur ëndërrën e një individi tjetër që mund të jetë i pastrehë dhe në nevojë. Ato para shkojnë për të vetmen fjalë që përmbledh më mirë se asnjë tjetër humanitetin. Bamirësi!
“Fontana di Trevi” simbolizon romancën dhe dashurinë në formën më të pastër të saj, prandaj sigurohuni që të mbani gjithnjë me vete.
Sa monedha do hidhni? Ajo është vetëm në dorën tuaj!
Një ëndërr për një ëndërr!
Lësho një koment