Kur dizajni bëhet deklaratë: Enzo Attini prezanton koleksionin e ri të bizhuterive

Kur dizajni bëhet deklaratë: Enzo Attini prezanton koleksionin e ri të bizhuterive

Ka aksesorë që thjesht plotësojnë veshjen. Dhe ka të tjerë që flasin për ty.
Koleksioni më i ri i bizhuterive nga Enzo Attini i përket qartësisht kategorisë së dytë.
Me një qasje të guximshme, por të rafinuar, koleksioni i ri i vëthëve, varësev dhe byzylykëve sjell një interpretim bashkëkohor të luksit, aty ku dizajni modern, materialet premium dhe detajet ikonike bashkohen në një identitet të fortë vizual.

Në qendër të këtij koleksioni qëndron Glam Tennis Chain Bracelet, një byzylyk që mishëron elegancën bashkëkohore përmes strukturës së tij të shtresëzuar me zinxhir, emblema ikonike Enzo Attini dhe siluetës së rregullueshme. I punuar nga stainless steel 316L dhe i veshur me ar të vërtetë 18K, ai ndërthur qëndrueshmërinë me luksin, ndërsa 15 gurët zirkon i shtojnë shkëlqim dhe karakter. Detajet me logon Enzo Attini dhe elementi dekorativ i varur e shndërrojnë këtë byzylyk në një statement të vërtetë, të fortë, por gjithmonë elegant.

Po aq e veçantë është edhe varësja Emblem, e cila dallohet për dizajnin e saj unik me logon Enzo Attini në çdo hallkë zinxhiri. Një aksesor që krijon identitet pa zhurmë, i menduar për ato që vlerësojnë balancën mes prezencës dhe finesës. E vendosur vetëm, ofron një stil minimalist dhe të sigurt; e kombinuar me aksesorë të tjerë Enzo Attini, shndërrohet në një element modern dhe të sofistikuar.

Koleksioni plotësohet me vëthët Glam Tennis Chain, një shprehje e guximshme e elegancës moderne. Dizajni me zinxhir, emblema ikonike dhe gurët zirkon krijojnë një kombinim që tërheq vëmendje pa e tepruar. Të përshtatshëm si për përditshmëri ashtu edhe për evente, këta vëthë reflektojnë vetëbesim, shije dhe vëmendje ndaj detajeve, elemente që prej vitesh përkufizojnë filozofinë e Enzo Attini.

Kjo filozofi shtrihet në një koleksion edhe më të gjerë, ku çdo aksesor ruan të njëjtën gjuhë të pastër dizajni dhe standarde të larta cilësie. Koleksioni është i disponueshëm online në https://enzoattini.al/, përmes rrjeteve sociale, ose në dyqanin tonë fizik Enzo Attini, në Sheshin Wilson, Tiranë


Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen

This site is protected by hCaptcha and the hCaptcha Privacy Policy and Terms of Service apply.