Historia e moderuar e Romeo dhe Zhulietës!
Çdo histori dashurie e kohërave moderne duhet të jetë po aq e zjarrtë sa ajo e Romeo dhe Zhulietës. Prandaj, ne vendosëm të sjellim te ju historinë e rrëfyer te ne nga një kilente e cila erdhi të blinte orën që mbante simbolikën e dashurisë së saj në dyqanin tonë. Ne i sugjeruam ta postonim në blogun tonë, dhe ajo jo vetëm që pranoi, por dhe u gëzua shumë nga fakti se do ta ndante historinë e saj me tërë botën.
-Une e kam takuar Andin në Verona të Italisë, pikërisht në ballkonin e Romeo dhe Zhulietës. Në fakt, atë e njihja prej kohësh sepse kemi qënë shokë klase në shkollë të mesme, por më pas siç ndodh gjithmonë, të gjithë morëm rrugët tona. Une u nisa me studime në Milano për arkitekturë, ndërsa për të dhe një shoqe tjetër e dija që kishin nisur studimet për matematikë në një universitet të Romës.
Si u takuam?
Epo unë kam një shoqe që është e mrekulluar pas Shekspirit dhe pedagoge letërsie njëkohësisht, kështu që një ditë më kërkoi ta shoqëroja deri në Verona vetëm për të parë nga afër ballkonin aq të famshëm shekspiran. Ishte e dielë, kisha kaluar një javë dërrmuese dhe mendova, pse jo? Arritëm më ngadalë seç e prisnim sepse shoqja ime ishte e fiksuar pas fotografive, por rruga ishte e këndshme. Sapo arritëm une vendosa ti bëja një foto ballkonit, dhe sado që jam kundër fotove, nuk mund të më fajësoni, arkitektura ishte magjepsëse. Por, akoma pa bërë foton e parë, një vajzë të të 17 del papritur përpara, dhe në vënd të ballkonit une i bëj asaj foto. Pakuptuar dhe padashur, fytyra ime ishte vrenjtur dhe ajo erdhi të më kërkonte falje. Pas saj, personi që po shkrepte foton u afrua gjithashtu, që siç mund të imagjinoni ishte Andi. Ai ka qënë gjithnjë një djalë shumë pozitiv dhe i qeshur, por kur e pashë pas plot 10 viteve, mezi arrita ta njoh. Në të vërtetë ishte ai që më njohu mua, pas një minuti të mirë duhet ta pranoj. Koha bën të vetën! Por, pavarësisht pamjes së jashtme, kishte mbetur po i njëjti djalë i sjellshëm dhe karizmatik. Ai kishte ardhur të sillte motrën e tij të ballkoni aq i famshëm dhe më pas do shkonin në një restorant aty pranë. Na ftoi dhe ne, dhe patjetër që pranuam. E di! Është një rastësi shumë e madhe! Më pas me kohën filluam të dalim sërish dhe kështu gjatë kësaj vere erdhëm me pushime në Shqipëri që ta zyrtarizonim, të dy i kemi këtu familjet. Një ditë më ftoi për të shkuar për darkë në një restorant të këndshëm këtu në Tiranë dhe kur u kthyem më propozoi. Por jo siç mund ta mendoni. Në vend të unazës, ai kishte zgjedhur një orë me rripa lëkure ashtu siç më pëlqen mua, të paketuar bukur dhe me një gdhendje që ishte shumë më me vlerë se nje unazë e thjeshtë. Ora quhej “Romeo e Giulietta” e markes Enzo Attini dhe madje e kishte të gdhendur mbrapa ballkonin në Verona. Dukej kaq joreale! Shikoni, tani e mbaj gjithnjë me vete, njësoj si të ishte unazë. Kur e kujtojmë tani me njëri-tjetrin, gjithnjë na vjen të qeshim me rastësitë e jetës. Prandaj, me rastin e Krishtlindjeve dhe unë erdha të marr të njëjtën orë si dhuratë për të.
Nuk ka Zhulietë pa Romeon, apo jo?
Lësho një koment