Cilësi me pak para?!

Cilësi me pak para?!

 

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të themi ose të dëgjojmë nga miqtë dhe të afermit tanë një shprehje të tillë: “Unë dua të blej një orë të mirë, por ato janë thjesht të papërballueshme për xhepin tim. Si mund të jetë një orë kaq e shtrenjtë?!” 

Kjo është një pyetje me vënd dhe shpeshherë në këndveshtrimin e blerësit, ne mundohemi ti japim një përgjigje të tillë si “Po ato janë ora të mira, prandaj kushtojnë”. E ndërkohë, nëse do pyesnim një ekspert të fushës ose një person i cili është i apasionuar pas orave të dorës, do merrnim një përgjigje totalisht ndryshe. Nese do ta permbledhim në një fjali të vetme ajo do ishte “Pavarësisht komponentëve që mund të përdoren në prodhimin e një ore, ajo asnjëherë nuk mund të kushtojë sa makina të cilën përdor”. Në këtë përgjigje kaq të sigurt, janë përfshirë disa faktorë.

Fillimisht, duhet të kemi parasysh se kostot e një ore nuk mund të jenë kurrë me më shume se 3 shifra. Pavarësisht nëse përdoren gurë të çmuar, materiale të një cilësie të lartë apo dizenjues me famë botërore, kjo gjë thjesht është e pamundur dhe i rrit koston orës artificialisht. Si rrjedhojë, dhe çmimi nuk mund të jetë i papërballueshëm për pjesën dërrmuese të popullsisë.

Së dyti, në të gjithë orientohemi drejt brandeve mbarëbotërore, ky është fakt. Nese do viheshim para një zgjedhje, definitivisht ne do shkonim te orat me një emër të mirë që kanë vite në treg. Dhe kjo gjë është normale! Por, pikërisht me këtë zgjedhje pakuptuar ne e kemi vënë veten para një kostoje, e cila është përgjegjëse për pjesën më të madhe të çmimit që ne paguajmë. Emri i mirë i këtyre markave të njohura në shumicën e rasteve është përgjegjës për rreth 70% të çmimit, në mos më shumë. 

Së fundmi, duhet të kemi parasysh që brandet e njohura me një eksperiencë shumëvjeçare në treg kanë një numër të madh proçesesh për sjelljen e një ore te klienti. Ato paguajnë palë të treta, transport, shpërndarës, struktura të vjetëruara marketingu, qera, paga të majme personeli ndërmjetësues dhe taksa të larta që vetëm rrisin kostot dhe si rrjedhojë, çmimin e produktit final. Pra, e kanë të vështirë të shkëputen nga tradicionalja që është dhe më e kushtueshme. Kjo, sepse në fund të fundit, është blerësi ai që do paguajë më shumë për një orë të cilën ato e prodhojnë me kaq shumë abuzime në çmim. Ndërkohë që, brandet e reja të cilat kanë përqafuar zhvillimet teknologjike, të gjitha këto kosto i kanë të eleminuara duke qënë se shesin online dhe produkti shkon direkt nga prodhuesi te konsumatori pa kostot e papërballueshme, duke i dhënë blerësit një garanci që nuk lë vend për dyshime. 

Pra, ajo çfarë ne realisht blejmë nga një orë e shtrenjtë është marka, ku thjesht paguajmë për logon dhe nuk e kuptojmë se përse kjo ndodh. Teoria në të cilën bazohemi shumica prej nesh si blerës bie poshtë përderisa disa brande të reja dhe të njohura i krijojnë orat me të njëjtët komponentë me të njëjtën cilësi dhe të njëjtët specialistë të fushës, por me çmime disa here më ekonomike. 

Është koha për thyerjen e miteve dhe legjendave urbane që na kanë lënë mbrapa dhe vazhdojnë të mbajnë peng xhepin tonë.

Cilësia vjen dhe me pak para!


Lësho një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen