A e dini se për kë është dizenjuar ora e parë e dorës?

A  e dini se për kë është dizenjuar ora e parë e dorës?

Ora sot konsiderohet një objekt i zakonshëm, por nëse do kthehemi mbrapa në histori, do shohim se zbulimi i saj ka qënë një ndër arritjet më të mëdha të njerëzimit. Kalimi nga orat diellore dhe ato me ujë drejt orave mekanike solli një revolucion në jetën e njerëzve sepse ato filluan ta kontrollonin kohën, në vend që ti bindeshin asaj. Për krijimin e orës së dorës që ne mbajmë sot, është studiuar e punuar për më shumë se tetë shekuj me rradhë nga fizikantë e shkencëtarë me emer si Galileo, Newton-i e plot të tjerë, por ora e parë është krijuar në vitin 1812 për dorën e mbretëreshës së Napolit dhe Siçilisë, Maria Carolina e Austrisë.

Ndërkohë që orët e xhepit përdoreshin pothuajse nga e gjithë masa e popullsisë, me daljen e orave të dorës, femrat u orientuan më shumë drejt tyre. Kjo sepse orat e dorës ishin në kontakt me ambjentin e jashtëm dhe mund të thyheshin lehtësisht, gjë që ishte e papërshtatshme për meshkujt të cilët merreshin me punë fizike.

Por, çfarë bëri që dhe meshkujt të largoheshin nga orat e xhepit?

Pikërisht nevoja!

Kërkesa të pakta erdhën para Luftes së Parë Botërore nga pilotët e avionëve, duke qënë se ato po kërkonin një mënyre për ti mbajtur të dyja duart nën kontroll ndërsa masnin sesa zgjasnin fluturimet. Por, vetëm Lufta e Parë e theksoi këtë nevojë sepse ushtarët duhet t’i kishin të dyja duart të lira që të mbanin pajisjet që ju nevojiteshin. Për më tepër, orën e xhepit lehtësisht mund ta humbisnin pa e vënë re. Kështu, atyre ju dhanë disa ora të quajtura “Ora Llogore”. Ishin me rrip prej lëkure dhe gjithashtu shumë praktike gjatë manovrave apo në frontin e luftës. Brënda fushës me numra kishin lyerje radiumi që të ndriçonin natën dhe ishin ndërtuar me një xham të pathyeshëm që mund t’i mbijetonte goditjeve. Orët e dorës u kthyen në një pjesë të pandashme të çantës që një oficer duhej të kishte me vete, dhe pse blerja e tyre duhet të ishte individuale. Pra, nuk i paguante ushtria. Ora e dorës nisi të konsiderohej si diçka shumë në modë dhe madje, ora e xhepit shihej e përdorshme vetëm për nga të moshuarit. Të rinjtë kishin hequr dorë tërësisht, gjë që shumë shpejt bëri të kufizohej në masë prodhimi i tyre.

Gjatë viteve 50’ u kalua tek orat elektronike, dhe shumë shpejt gjatë fillimit të viteve 70’, në ato kuartz që punonin me bateri.

Sot, në një kohë kur ora është e afishuar kudo, ora e dorës është kthyer më shumë në një aksesor sesa domosdoshmëri. Por, një orientim klasik ka disa vite që ka filluar, dhe njerëzit janë kthyer sërish te ora e dorës, si një shkëputje nga teknologjia.

Sado të ndryshojnë kohërat, ora e dorës do të mbetet gjithnjë e preferuar, nga çdo moshë!

 


Lësho një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen