Fontana di Trevi - President Bracelet / Color Gold - Enzo Attini
Fontana di Trevi - President Bracelet / Color Gold - Enzo Attini
Fontana di Trevi - President Bracelet / Color Gold - Enzo Attini
Fontana di Trevi - President Bracelet / Color Gold - Enzo Attini
Byzylyk Enzo Attini - Fontana di Trevi, President / Gold Color.
Byzylyk Enzo Attini - Fontana di Trevi, President / Gold Color.

Byzylyk Enzo Attini - Fontana di Trevi, President

Gold Color.

€199 €399
SAVE 50%

Order submitted. We will contact you shortly.

Product Image

BLI NË WHATSAPP
Byzylyku Fontana di Trevi është një aksesor elegant, i krijuar për përdorim të përditshëm, që kombinohet në mënyrë perfekte me orën Enzo Attini. Me dizajnin e tij modern dhe detajet elegante, ky byzylyk sjell klas dhe finesë në çdo detaj.
Enzo Attini përdor materiale cilësore dhe dizajn unik për të krijuar aksesorë që tërheqin vëmendjen dhe rrezatojnë elegancë. Byzylyku Fontana di Trevi është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë stil dhe cilësi të padiskutueshme.
SPECIFIKAT
• Materiali: Stainless steel 316L, ngjyrë ari (i larë me ar të vërtetë 18 karat).
• Gjatësia: E rregullueshme, e përshtatshme për kyçin e dorës deri në 245 mm.
• Gjerësia: 12 mm.
Mund të personalizohet me gdhendje sipas dëshirës (pa kosto shtesë).
• Paketimi: Vjen në paketim premium, ideal edhe për dhuratë.

• Garancia: Byzylyku ka garanci ndërkombëtare 1-vjeçare.


.

Enzo Attini ofron transport të shpejtë në mbarë botën.

Nga çdo vend i botës, ju mund të porosisni vetë produktin nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.enzoattini.al, duke kryer pagesën me kartë bankare ose përmes PayPal.

• Produkti ju dërgohet brenda një afati prej 7–9 ditësh pune.

Për rajonin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë ofrojmë edhe opsionin e pagesës në dorëzim. Nëse zgjidhni të porosisni orën tuaj të preferuar përmes një mesazhi direkt në rrjetet tona sociale apo me telefonatë, porosia juaj do të përpunohet manualisht nga stafi ynë me shumë dashuri.

• Në Tiranë, produkti dorëzohet brenda 1–24 orëve me postën tonë të dedikuar.

• Në rrethet e tjera të Shqipërisë, produkti dorëzohet brenda 2–3 ditësh pune.

• Në Kosovë, dorëzimi realizohet përmes postës sonë brenda 5–7 ditësh pune.

• Në Maqedoni, dorëzimi realizohet brenda 10–14 ditësh pune.

PYETJE PËR ORËT

1. Si të vendosim orën me fazë hënore në gjendje pune?

Për të parë videon se si të vendosim orën në punë klikoni këtu dhe si të ndërrojmë dhe regjistrojmë rripat metalikë klikoni këtu.

2. A kanë garanci orët?

Po. Çdo orë Enzo Attini / Attini mbulohet nga një garanci ndërkombëtare 2-vjeçare. Për më shumë informacion, lexoni Kushtet e Garancisë.

3. Pjesa e rripave dhe e kasës, a është e larë me flori?

Po, si rripi metalik ashtu edhe kasa e orës në tonet gold dhe rose gold janë të lara me flori të vërtetë 18K, me trashësi të hollë 1 mikron për të garantuar shkëlqim dhe qëndrueshmëri të gjatë.

4. A është orë për meshkuj apo për femra?

Të gjitha orët Enzo Attini me diametër 40 mm janë dizajnuar në mënyrë të kujdesshme si modele unisex; të përshtatshme në mënyrë perfekte për meshkuj dhe femra që vlerësojnë një dizajn të përjetshëm.

Orët Attini janë një koleksion më vete dhe ofrohen në dy përmasa kase: 27 mm dhe 37 mm, për t’iu përshtatur preferencave dhe madhësive të ndryshme të kyçit të dorës.

5. A ka çertifikatë për orën?

Çdo orë Enzo Attini përveç çertifikatës së përdorimit vjen dhe me një numër serial të gdhendur në pjesën e pasme të orës, i cili është unik dhe lidhet me të dhënat e blerësit.

6. A janë orët origjinale?

Për të patur siguri mbi blerjen që ju bëni, ne ju këshillojmë që ju ta porosisni atë vetëm në dyqanin tonë fizik ose në dyqanet zyrtare online ENZO ATTINI:

www.enzoattini.al
www.enzoattini.it
www.enzoattini.eu
www.enzoattini.com

Për të vërtetuar që ora është autentike ju mund të dërgoni një e-mail me modelin e orës dhe numrin e saj unik i cili ndodhet në pjesën e pasme të saj tek info@enzoattini.com dhe kompania mëmë do t’ju konfirmojë nëse ora është autentike.

7. A janë orët rezistente ndaj ujit?

Të gjithë orët tona janë rezistente ndaj ujit dhe janë testuar nën presionin 5 ATM.

Kjo është një orë që ju mund ta trashëgoni dhe ne ju rekomandojmë që ta hiqni orën nga dora përpara se të futeni në dush, kur notoni ose në çdo lloj aktiviteti që përfshin ekspozimin ndaj ujit.

Për më tepër referojuni tabelës së mëposhtme.

Udhëzues për rezistencën ndaj ujit Enzo Attini

Shënim: Garancia nuk mbulon bateritë, rripat prej lëkure apo dëmtime që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë, aksidenteve apo mosrespektimit të udhëzimeve të kujdesit të dhëna në manualin e përdorimit.

8. A mund të kërkoj një numër të caktuar për modelet me edicion të kufizuar?

Numrat për edicionet e kufizuara caktohen në mënyrë të rastësishme dhe nuk mund të përzgjidhen paraprakisht.

9. Si ta ndërroj baterinë e orës?

Rekomandojmë që bateria të ndërrohet nga një profesionist i riparimit të orëve. Edhe pse bateritë janë të disponueshme gjerësisht, zëvendësimi i tyre kërkon mjete të veçanta dhe mund të dëmtojë orën nëse bëhet në mënyrë të pasaktë. Ju mund të drejtoheni për asistencë në çdo pikë Enzo Attini.

PYETJE PËR SYZET

1. A kanë garanci?

Po. Çdo palë syze Enzo Attini vjen me garanci ndërkombëtare 2-vjeçare. Për më shumë informacion, lexoni Kushtet e Garancisë.

2. A ofrojnë syzet mbrojtje UV?

Po, të gjitha modelet e syzeve tona ofrojnë 100% mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në mbrojtjen e syve nga ekspozimi i dëmshëm ndaj diellit.

3. Çfarë nënkuptojnë Cat. 0, Cat. 1, Cat. 2 dhe Cat. 3?

Kategoritë e lenteve tregojnë sasinë e dritës së dukshme që kalon përmes lenteve dhe ndihmojnë në përcaktimin e kushteve për të cilat ato janë të përshtatshme.

Cat. 0 – Ngjyrosje shumë e lehtë. E përshtatshme për ambiente me pak dritë ose për përdorim në ambiente të brendshme.
Cat. 1 – Ngjyrosje e lehtë. E përshtatshme për kushte me intensitet të ulët të dritës së diellit.
Cat. 2 – Ngjyrosje mesatare. E përshtatshme për përdorim të përditshëm në diell.
Cat. 3 – Ngjyrosje e errët. E përshtatshme për dritë të fortë të diellit dhe përdorim të përditshëm në ambiente të jashtme.

Kategoria e lenteve për çdo model është e specifikuar në faqen përkatëse të produktit.

4. A mund të vendosen lente optike në syzet tuaja?

Po. Ne ofrojmë shërbimin e vendosjes së lenteve optike dhe skeletet e syzeve Enzo Attini janë të përshtatshme për lente me recetë. Gjithashtu, mund t’i drejtoheni optometristit ose optikanit tuaj për vendosjen e lenteve të personalizuara sipas recetës suaj.

5. Materiali i syzeve?

Skeletet janë të punuara në cellulose acetate, me elemente metalike prej inoksi 316L, ndërsa lentet janë prej polikarbonati, të disponueshme me ose pa polarizim, në varësi të modelit.

6. Çfarë do të thotë “të polarizuara”?

Syzet e polarizuara kanë lente që reduktojnë ndriçimin verbues nga sipërfaqe reflektuese si uji, bora apo xhami. Ato ndihmojnë në përmirësimin e qartësisë dhe saktësisë së ngjyrave duke bllokuar dritën e fortë të reflektuar, diçka që lentet e zakonshme nuk e bëjnë.

PYETJE PËR BYZYLYKËT & STILOLAPSËT

1. A ka garanci?

Po. Çdo bizhuteri dhe stilolaps Enzo Attini mbulohet nga një garanci 1-vjeçare për defekte prodhimi, në përputhje me kushtet përkatëse të garancisë. Për më shumë informacion, lexoni Kushtet e Garancisë.

2. A janë të larë me flori?

Po, bizhuteritë dhe stilolapsët tanë në tonet gold dhe rose gold janë të larë me flori të vërtetë 18K, me një shtresë delikate 1 mikron për të siguruar shkëlqim të qëndrueshëm dhe rezistencë të lartë. Materiali i byzylykut është inoks 316L.

PYETJE PËR PAGESAT / KËSTET

1. Cilat janë mënyrat e pagesës?

Enzo Attini.al ofron këto mënyra pagese:

  • Pagesë me para në dorë (cash), në dorëzim të produktit (vetëm në Shqipëri dhe Kosovë).
  • Blerje me këste direkt në dyqanin tonë online pa lëvizur nga shtëpia ose në të gjitha pikat fizike të Enzo Attini.
  • Pagesë me Kartë Krediti / Debiti (VISA, MASTERCARD, AMERICAN EXPRESS).
  • Pagesë me PAYPAL EXPRESS CHECKOUT.
  • Pagesë me para në dorë (cash) në dyqanet tona fizike.

2. Çfarë të dhënash duhen për të bërë porosinë?

Nëse ju dëshironi ta bëni vetë blerjen në dyqanin tonë online www.enzoattini.al, të dhënat që duhet të plotësoni janë: emër, mbiemër, adresa juaj, e-mail dhe nr. i telefonit.

Ju mund të zgjidhni të bëni pagesë me kartë, PayPal ose pagesë cash në momentin e dorëzimit.

3. Si bëhet pagesa me këste?

Për të blerë me këste, mund të aplikoni direkt nga shtëpia përmes dyqanit tonë online. Në faqen e produktit që dëshironi të blini, klikoni butonin e kuq “Paguaj me Iute” dhe ndiqni hapat e aplikimit.

Gjithashtu, mund të na vizitoni në një nga pikat tona fizike, ku stafi ynë do t’ju asistojë me procesin e blerjes me këste:

Tiranë: Sheshi Wilson, TEG dhe Rr. “Mine Peza”
Shkodër: Lagjja Rus
Korçë: Pedonale

4. A ekziston mundësia e pagesës me këste në Kosovë?

Për momentin, nuk ekziston mundësia e pagesave me këste në Kosovë, por jemi duke u përpjekur për ta sjellë si shërbim së shpejti edhe atje.

PYETJE PËR TRANSPORTIN

1. A bëni dërgesa në qytetet e tjera përveç Tiranës?

Sigurisht, ne mbulojmë çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë dhe Kosovës.

2. Sa vonon dërgesa?

Afatet e parashikuara të dërgesës janë:

  • Tiranë: brenda 1–2 orësh.
  • Shqipëri: 1–2 ditë pune.
  • Kosovë: 3–5 ditë pune.
  • Dërgesa ndërkombëtare: 5–7 ditë pune.

Si mund të informohem për produktet dhe koleksionet e reja?

Abonohuni në newsletter-in tonë përmes faqes kryesore dhe ndiqni Enzo Attini në rrjetet sociale për t’u informuar mbi produktet dhe koleksionet e reja, lançimet ekskluzive dhe ofertat speciale.

Për më shumë informacion ose asistencë, mund të na kontaktoni në: +355 67 716 8900.

FRYMËZUAR NGA VENDNDODHJET MË IKONIKE TË ITALISË

Byzylykët Enzo Attini frymëzohen nga eleganca e arkitekturës dhe veprave ikonike italiane. Të punuara me dorë nga mjeshtra artizanë, çdo byzylyk pasqyron finesë të veçantë.

KOMBINIME UNIKE ME STIL

Minimalistë dhe të rafinuar, byzylykët Enzo Attini kombinohen lehtësisht për të përshtatur stilin tuaj unik. Personalizimi me lazer ju lejon të tregoni historinë tuaj personale përmes çdo detaji.

CILËSI QË ZGJAT NË KOHË

Çdo byzylyk ruan bukurinë dhe qëndrueshmërinë me kalimin e kohës, duke u bërë pjesë e kujtimeve tuaja. Produktet vijnë me garanci gjashtë mujore, si dëshmi e cilësisë së lartë.

PERSONALIZUAR ME DASHURI

Byzylykët Enzo Attini mund të personalizohen me dedikime sipas dëshirës, për të krijuar dhurata të veçanta që mbartin emocione dhe kujtime të paharrueshme.