
SPECIFIKAT
• KASA: Ngjyrë Rose Gold,e larë me flori 18 karat, masa (40mmx8.9mm), material inoks (stainless steel material 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa mat dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Sekonda, Datë, Muaj & treguesin Hënor
• TESTUAR NË: 5 ATM
• RRIPI: Rripi prej lëkure Italiane (nga të dyja anët), ngjyrë e bardhë, dizajn si krokodil, me përmasa të rregullueshme (gjerësi 20mm dhe përmasë kyçi nga 14-23 cm).
• TOGZA: Material inoks, ngjyrë Rose Gold, e larë me flori 18 karat (stainless steel material 316L)
• KUTIA: Paketim premium, përfshin libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115x115x95mm
GURËT E ÇMUAR
Bezel: 72 gurë të vegjël të bardhë Zirkon & 36 gurë të mëdhenj të bardhë Zirkon
Crown: 1 gur të bardhë Zirkon

Inspirimi & Dizajni
Verona është qyteti i dashurisë dhe Romeo dhe Zhuljeta janë një pjesë e madhe e historisë. Çdo ditë turma njerëzish bëjnë rrugën e tyre përmes harkut të ngushtë në oborr për të admiruar dhe fotografuar ballkonin e famshëm.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.

Lëkurë Italiane
Lëkura italiane e përdorur për rripat e orës njihet për cilësinë e lartë dhe përpunimin me produkte natyrale, duke ndjekur teknika tradicionale romake. Dizajni elegant si krokodil dhe përmasat e rregullueshme ofrojnë stil dhe komoditet maksimal.

Gurët & Xhami i Zafirit
Çdo detaj shkëlqen me finesë – bezeli është i zbukuruar me 72 gurë të vegjël dhe 36 të mëdhenj Zirkon të bardhë, ndërsa crown-i theksohet nga një gur elegant. Xhami i zafirit, i fortë dhe rezistent ndaj gërvishtjeve, me veshje anti-reflektuese, ofron qartësi të kristaltë në çdo kënd shikimi.
