
Inspirimi & Dizajni
Murano është një ishull i njohur në lagunën e Venecias, i famshëm për artin e tij në punimin e qelqit, të trashëguar brez pas brezi. Veprat e Muranos janë sinonim i artit të rafinuar dhe mjeshtërisë së lartë, ku përdoren teknika tradicionale të punimit të qelqit.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn, është frymëzuar nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran Automatik
Enzo Attini ndërthur artin italian me mjeshtërinë zvicerane. Mekanizmi automatik me 38 orë rezervë energjie dhe 26 gurë të çmuar garanton elegancë dhe saktësi.

Zinxhir luksoz
Zinxhir luksoz dhe i sofistikuar, materiali inoks (stainless steel 316L ), i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja.
Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj.
Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
