
SPECIFIKAT
• KASA: Ngjyrë Gold & ngjyrë e zezë, e larë në flori 18 karat, masa (40mmx10.4mm), material inoks (stainless steel 316L), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI: Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA: Bakër, me akrepa ngjyrë gold dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI: Zvicerian, Mekanizëm mekanik & automatik, Frekuencë 28'800 A/h (4Hz), (Power Reserve 38 Hour) 26 gurë të çmuar
• FUNKSIONET: Orë, Minuta, Sekonda dhe Datë
• TESTUAR NË: 5 ATM
• ZINXHIRI: Material inoks (stainless steel 316L), ngjyrë Gold (i larë në flori 18 karat), i përshtatshëm për të gjitha masat e dorës.
• KUTIA: Paketim premium, përfshin një libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115x115x95mm

Inspirimi & Dizajni
Konsiderohet si zemra e vërtetë e Venecias, "il Ponte di Rialto" është dhe ka qenë për shumë shekuj zemra financiare dhe tregtare e qytetit. Brigda Rialto ishte ura e parë e qytetit mbi Kanalin e Madh.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran Automatik
Enzo Attini ndërthur artin italian me mjeshtërinë zvicerane. Mekanizmi automatik me 38 orë rezervë energjie dhe 26 gurë të çmuar garanton elegancë dhe saktësi.

Zinxhir Presidencial
Zinxhir luksoz dhe i sofistikuar, materiali inoks (stainless steel 316L ), i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja.
Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj.
Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
