Shtëpia më e famshme në Shqipëri është shndërruar në pasarelë luksi me bizhuteritë Enzo Attini! ✨

Shtëpia më e famshme në Shqipëri është shndërruar në pasarelë luksi me bizhuteritë Enzo Attini! ✨

Këtë sezon, Big Brother VIP Albania nuk ka qenë vetëm vendi i emocioneve të forta dhe debateve të nxehta. Është kthyer në një podium të vërtetë stili, ku banorët kanë mbajtur me elegancë dhe krenari aksesorët Enzo Attini, si gjatë prime-ve plot drita, ashtu edhe në çdo moment të përditshëm brenda shtëpisë.
Shkëlqimi italian i Enzo Attini ka shtuar atë prekje magjike që ka bërë diferencën.

Së fundmi, banorët realizuan një set fotografik të veçantë dhe plot stil me me orët, syzet dhe bizhuteritë Enzo Attini. Momente të paharrueshme, buzëqeshje, pozime elegante dhe energji pozitive që tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Mateo - Klas i padiskutueshëm
Me orën Enzo Attini në kyçin e dorës, çdo gjest i tij gjatë prime-ve merrte një forcë të veçantë autoriteti dhe sofistikimi. Mateo di si ta plotësojë imazhin e një lideri të vërtetë, pa pasur nevojë për fjalë të mëdha. 


Brikena - Shkëlqimi që verbon
Brikena ka qenë mbretëresha e bizhuterive. Vathët dhe aksesorët e saj Enzo Attini kanë reflektuar dritat e skenës, duke i dhënë çdo veshjeje atë “prekje mbretërore” që e bën të duket si një divë e lindur.


Miri - Minimalizmi që bën diferencën
Miri na tregoi se stili i vërtetë fshihet në detaje. Ora me rrip lëkure dhe linjat e pastra Enzo Attini e kanë bërë pamjen e tij moderne, të qetë dhe jashtëzakonisht shik, djaloshi që di të jetë elegant pa u përpjekur kurrë.


Selin - Divat nuk fshihen, ato mbajnë syze! Syzet e diellit Enzo Attini kanë qenë aksesori i preferuar i Selin. Qoftë në oborr nën rrezet e diellit apo si detaj brenda shtëpisë, ato i kanë dhënë asaj një aurë misterioze dhe plot hije, vibe dive që mbron stilin e saj me klas të lartë.


Rogert - Guximi për të qenë ndryshe
Rogerti nuk ka frikë të eksperimentojë. Kombinimi i zinxhirëve dhe aksesorëve Enzo Attini me stilin e tij urban ka krijuar një trend të ri: luksi që është njëkohësisht “cool” dhe shumë afër përditshmërisë.

Shëndrit - Prekja finale e perfeksionit
Shëndriti di si ta mbyllë çdo look në mënyrë perfekte. Aksesorët metalikë dhe ora Enzo Attini kanë krijuar balancën ideale mes modernes dhe klasikes, stili i dikujt që e di saktësisht se çfarë kërkon.

Edhe ti mund të zgjedhësh stilin e banorit tënd të preferuar …pse jo, të krijosh dhe tëndin!
Nuk ke nevojë të hysh në Big Brother për të dukur si yll. Të gjitha modelet që ke parë tek Mateo, Brikena, Selin, Miri, Rogert dhe Shëndrit janë pjesë koleksionin të ri Enzo Attini. 

Zgjidh aksesorin tënd të preferuar dhe krijo look-un tënd të përditshëm me të njëjtin shkëlqim -> enzoattini.al

#oraenzoattini #syzeenzoattini #bizhuterienzoattini


Shkruaj një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen

This site is protected by hCaptcha and the hCaptcha Privacy Policy and Terms of Service apply.