Përse përdoren 26 gurë Rubini brënda orëve Enzo Attini?

Përse përdoren 26 gurë Rubini brënda orëve Enzo Attini?

Orët mekanike/automatike Enzo Attini, janë orë të cilësisë premium dhe si të tilla, mekanizmi Zvicerian që kanë brënda përmban gurë të çmuar rubini.

Siç dihet, gurët e rubinit përdoren brenda mekanizmit për të zbutur fërkimin midis ingranazheve, duke e bërë lëvizjen e tyre sa më të lehtë, pa zhurmë dhe më preçize.

Është kusht i padiskutueshëm që një orë mekanike të përmbajë gurë rubini në mekanizëm. Sa më i madh numri i rubinëve, aq më cilësore janë orat.
Ora mekanike me kurdisje manuale duhet patjetër të ketë 17 rubinë, ndërsa një orë mekanike/ automatike patjetër 22 rubinë .

Sigurisht, që ne kemi menduar të japim maksimumin me orat tona, për t’ju sjellë një produkt premium, prandaj dhe orat tona mekanike/automatike kanë 26 gurë rubini në mekanizëm.

Enzo Attini - Cilësi dhe detaje, që bëjnë diferencën!


Lësho një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen