Kushtet e garancisë

KUSHTET E GARANCISË

Ora juaj Enzo Attini ka një garanci prej 2 vitesh nga data e blerjes nën kushtet e kësaj garancie.
Garancia mbulon vetëm problemet e mekanizmit. Klienti duhet të ruajë me kujdes kutinë dhe manualet e përdorimit deri në periudhën e mbarimit të garancisë.

Enzo Attini nuk do ta pranojë kërkesën e garancisë, nëse ora ka shenja të dukshme keqpërdorimi.

Defektet e fabrikimit nuk përfshijnë humbjen e pjesëve, dëmtimet nga përdorimi i përditshëm (futja ne ujë) ose dëmet që shkaktohen pas rënies në tokë të produktit apo goditjeve. Enzo Attini teknikisht nuk mer përsipër dhe nuk mund të riparojë lëkurën e dëmtuar të rripave (lëkura autentike ka një cikël jete të vetin).

Për riparimin brenda periudhës dhe kushteve të garancisë, klienti duhet të dërgojë një email tek stafi i suportit duke i kontaktuar në: suport@enzoattini.al

Të gjithë orët janë të testuara nën presionin 5 ATM.

Ne rekomandojmë që ta hiqni orën nga dora përpara se të futeni në dush, kur notoni ose në çdo lloj aktiviteti që përfshin ekspozimin ndaj ujit, pasi garancia nuk mbulon në asnjë rast dëme të shkaktuara nga lagështira.

Referojuni tabelës së mëposhtme:

 

Garancia nuk mbulon:

Ndryshimet estetike që ndodhin nga përdorimi i përditshëm dhe nga koha ( p.sh sipërfaqe të gërvishtur, ndryshim ngjyre dhe/ose materiali të orës dhe rripit).
Dëmtimet (duke përfshirë këtu dëmtimin nga lagështira) të shkaktuara nga përdorimi jo i duhur, mungesa e kujdesit ose aksidentet (goditjet, shtypjet, përplasjet, thyerja e xhamit etj.).
Dëmtimet e shkaktuara nga zjarri ose katastrofat natyrore (psh tërmetet).
Dëmtimet e shkaktuara nga hapja dhe riparimet e orës nga vetë klienti ose nga persona joprofesionistë (p.sh për zëvendësim baterie ose shërbim riparimi ).
Garancia është e pavlefshme nëse ora është dëmtuar aksidentalisht, nga neglizhenca, nga persona joprofesionistë ose faktorë të tjerë.

Garancia & Servisi

Garancia ofron vetëm riparimin e orës për defektet e fabrikimit, i cili bëhet brenda një periudhe 30 ditore nga Servisi i Autorizuar - Electronic Line (Rruga :Mine Peza , Cel. 0677168907). Ajo NUK ofron ndërrimin e orës me një të re në asnje rast.
Klienti duhet ta sjelle fizikisht vete orën bashkë me fletën e garancisë pranë servisit të autorizuar.
Servisi kryen pa pagesë vetëm diagnostikimin e orës dhe përcakton nëse difekti i pajisjes mbulohet apo jo nga garancia.
Nëse ora ka një problem i cili nuk mbulohet nga garancia, klientit i komunikohet paraprakisht kostoja e riparimit, dhe pagesa totale (së bashku me transportin ne rast se ai deshiron ta marre me poste)  kryhet në momentin që ai e merr oren.

P.s Electronic Line nuk mban garanci për dëmtimet që mund të ndodhin gjate transportit me postë.