Arsyeja se përse syzet e diellit janë një domosdoshmëri në jetën tuaj!

Arsyeja se përse syzet e diellit janë një domosdoshmëri në jetën tuaj!

“Shiko, shiko! Po përdor syze dielli në mes të dimrit.”-dëgjova një ditë dy djem të rinj që po ofendonin një burrë mesomoshë ndërkohë që ai po kalonte rrugën. Gjithkush mund ta bëjë nje koment të tillë, madje dhe unë nese nuk do kisha informacionin e duhur. Sytë janë një pjesë shumë delikate e trupit të njeriut, dhe për këtë arsye ato kanë nevojë për një përkujdes të jashtëzakonshëm. Të gjithë e dime që rrezet e diellit janë shumë të rrezikshme për sytë dhe prandaj kujdesemi që ti mbajmë ato vetëm gjate verës, por kjo rutinë nuk është plotësisht e saktë. 

E dini se dëbora reflekton rreth 80% të rrezeve të diellit dhe mund të shkaktojë një gjendje të quajtur verbim nga dëbora? 

Rëra, era, dhe pluhuri janë po aq të rrezikshme, gjithashtu. Këto faktorë mund të çojne në kancer të lëkurës, krijimin e glaukomës dhe kataraktit, ënjtje të syrit, si dhe në rastin më të keq humbje të përhershme të shikimit. 

Askush nuk është i gatshëm të ndërmarrë këtë risk, apo jo?!

Për këtë arsye, përdorimi i syzeve cilësore të diellit është aq i domosdoshëm. E theksoj syze cilësore, sepse ato duhet të kenë një xham të një cilësie të lartë që të mund të të mbrojë nga rrezet e diellit apo faktorët e tjerë të lartpërmendur. Nëse ato janë të prodhuara me një cilësi shumë të ulët, atëherë jo vetëm që nuk do ju mbrojnë, por do ju shkaktojnë irritime të shkallëve të ndryshme në lëkurë.

Duke menduar vetvm për shëndetin e klientëve tanë, Enzo Attini me nisjen e këtij viti të ri sjell një tjetër risi, e cila vjen si një dhuratë me rastin e Shën Valentinit. Me blerjen e çdo ore, dhuratë vijnë dhe syzet të cilat janë të dizenjuara me shumë kujdes nga dizenjatorët e markës tonë. Jo vetëm që janë shumë komodë dhe cilësore, por janë dhe mjaft të këndshme për tu kombinuar me çdo veshje.Nuk ju shaktojnë djersë apo irritim dhe janë të garantuara për t’ju bërë të ndiheni komodë. 

Shën Valentini është shumë pranë.

Zgjidheni dhuratën tuaj menjëherë! 

 


Lësho një koment

Ju lutem vini re, komentet duhet të aprovohen përpara se të publikohen