
SPECIFIKAT
• KASA : Ngjyrë Gold & Silver, e larë me flori 18 karat, masa (40mm x 8.9mm), material inoks (stainless steel 316L ), ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI : Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA : Bakër, me akrepa mat dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI : Zvicerian, Ronda, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET : Orë, Minuta, Datë
• TESTUAR NË : 5 ATM
• ZINXHIRI : Material inoks (stainless steel 316) , ngjyrë Gold & Silver, i larë me flori 18 karat, i përshtatshëm për të gjitha masat e dorës)
• KUTIA : Paketim premium, përfshin një libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115 x115 x95mm


Inspirimi & Dizajni
Palazzo Ducezio ndodhet në Noto, emërtimin e merr nga Ducezio, themeluesit e qytetit. Projektuar nga Vincenzo Sinatra në 1746, ajo u frymëzua nga pallati francez i shekullit të 17-të. Palazzo Ducezio karakterizohet nga harqe dhe kolona me kapitele jonike dhe segmente inferiore.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.

Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.

Zinxhir Presidencial
Zinxhir luksoz dhe i sofistikuar, materiali inoks (stainless steel 316L ), i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja.
Elegant dhe rezistent, ky zinxhir është i rehatshëm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me kyçin e dorës tuaj.
Madhësia është e rregullueshme, me hallka të lëvizshme.

Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve.
Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.
Orë luksoze me një çmim të drejtë
Në Enzo Attini ne prodhojmë orë të shkëlqyera me çmime konkuruese dhe me një cilësi të lartë.
Zakonisht orët me dizajn italian & mekanizëm zvicerian kanë çmime mbi 1000 Euro, duke shitur kështu më shumë emrin e tyre sesa produktin.
Enzo Attini ofron orë luksoze autentike me çmime të drejta, duke filluar nga 199 Euro, me garanci ndërkombëtare 2-vjeçare dhe transport të shpejtë në të gjithë botën.