SPECIFIKAT
• KASA : Ngjyrë e bardhë, masa (40mm x 8.9mm), material çeramikë, ka një numër serial unik, i cili garanton që ju mbani në dorë një orë unike
• XHAMI : Xham zafiri, anti reflektim
• FUSHA : Bakër, me akrepa mat dhe me shkëlqim
• MEKANIZMI : Zvicerian, Ronda, Quartz, 5 gurë të çmuar
• FUNKSIONET : Orë, Minuta, Datë
• TESTUAR NË : 5 ATM
• ZINXHIRI : Material çeramik,i bardhë i përshtatshëm për të gjitha masat e dorës.
• KUTIA : Paketim premium, përfshin një libër instruksioni përdorimi dhe mirëmbajtjeje si dhe përmasat e kutisë janë 115 x115 x95mm
Inspirimi & Dizajni
"Colosseo di Roma" është një nga kryeveprat më magjepsëse të arkitekturës së ndërtuar ndonjëherë në historinë e Romës. Historia dhe arkitektura origjinale të lë pa frymë. Është përkufizimi i bukurisë, madhështisë, fuqisë dhe ka qenë gjithmonë në vëmendjen e mediave. Për shkak të kësaj, shumë prodhime të Hollivudit janë bërë këtu.
Me këtë orë, Enzo Attini përfaqëson traditën e mrekullueshme të dizajnit italian dhe trashëgimisë kulturore. Esenca e secilit dizajn dhe gdhendja e saj artizanale në kasën e pasme, janë të frymëzuara nga historia, arti dhe trashëgimia kulturore italiane, si dhe nga vendet mahnitëse që shërbejnë si destinacionet më të mrekullueshme në Itali.
Detaje
Dizajn Italian & Mekanizëm Zviceran
Enzo Attini ka kombinuar historinë dhe trashëgiminë
kulturore të artit dhe dizajnit italian me përvojën zviceranë të prodhimit të orëve.
Zinxhir çeramike
Zinxhiri luksoz dhe i sofistikuar,material prej çeramike,i cili përmbush absolutisht pritshmëritë tuaja. Elegant dhe rezistent,ky zinxhir është i rehatshem dhe përshtatet në mënyre perfekte me kyçin e dorës tuaj. Madhësia është e rregullueshme,me hallka të lëvizshme.
Xham zafir
Shumë transparent dhe i çmuar, xhami i zafirit ka dyfishin e fortësisë së xhamit normal dhe ështe rezistent ndaj gërvishtjeve. Për të reduktuar reflektimin, xhami prej zafiri ka të aplikuar shtresa komplekse kundra reflektimit (Anti-reflective coating) të cilat rrisin efiçencën e dritës.