Ora që mbani në dorë po dëmton shëndetin tuaj!!!
“Unë bleva një orë të një brandi të njohur për femra diku para 1 jave. E vura në dorë në mbrëmje, por vetëm 2 orë pasi e vura unë fillova të kem një dhimbje shumë të padurueshme në kyçin e majtë dhe madje dora po më dhimbte aq shumë, saqë e hoqa orën menjëherë. Të nesërmen në mëngjes e vura sërish që ta provoja, por dhimbja rifilloi. E provova dhe në dorën e djathtë dhe sërish pas disa orësh nisi një pulsim i tmerrshëm. Unë kam përdorur ora fitnesi për 4 vite dhe asnjëherë nuk kam pasur ndonjë problem. Ora më ka kushtuar shumë shtrenjtë dhe jam tejmase e zhgënjyer. - Evie.D
Kjo ka qënë deklarata e një prej klientëve të një brand-i shumë të njohur të orëve në botë dhe është ndjekur nga shumë komentues të tjerë të cilët kanë pranuar të njëjtën gjë. Të gjithëve na pëlqen të mbajmë një orë në dorë sepse ato përcjellin stil dhe janë mjaft praktike, por a jemi ne të mbrojtur nga efektet e padëshiruara që një orë mund ti shkaktojë duarve tona?
Shkencëtarët kanë pranuar se nëse ora është një imitim ose nëse materiali dhe forma që është përdorur në krijimin e saj nuk është i një cilësie të lartë, atëherë shancet që kjo orë të ndikojë negativisht sapo bie në kontakt me kyçin e dorës tuaj janë shumë të larta. Kyçi është një pjesë shumë delikate e dorës, dhe si i tillë çdo presion që mund të ushtrohet mbi normalen, i shkakton dhimbje. Në raste më të këqija ai mund të ënjtet, mpihet, gricet ose të humbasë funksionin fare.
Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse pjesa dërrmuese e individëve që i përdorin orat e dorës, përdorin vetëm ato të një cilësie të lartë. Me qëllim që ora të mos shkaktojë irritim të lëkurës, ajo duhet të jetë me rripa lëkure të cilësisë së parë, ose me rripa metalikë Stainless Steel 316 L. Shumë e rëndësishme është dhe forma e saj. Një orë cilësore është krijuar që ti përshtatet formës së kyçit të dorës në mënyrë perfekte, në të kundërt ajo është thjesht një burim dhimbjeje dhe harxhimi të kotë parash.
Të zgjedhësh një orë cilësore do të thotë të vësh shëndetin të parin.
Bëni zgjedhjen tuaj!
Lësho një koment